Gjashtë persona janë ndaluar nga policia për organizimin e një përleshje me qen në zonën e Kumanovës, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë.
“Zyrtarët e policisë nga SPB Kumanovë ndaluan S.R. (34), A.M. (31), A.M. (27), J.K. (38), të gjithë nga rajoni i Tetovës, si dhe S.A. (40) nga fshati Çerkez, rajoni i Kumanovës, dhe N.M. (62) nga Gostivari për organizimin e një përleshje me qen në zonën e Kumanovës.
“Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga SPB Kumanovë.