Partia në pushtet, OBRM-PDUKM, ka kritikuar partinë opozitare LSDM për fillimin e vitit të ri me ankesat e vjetra.
Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM ankohet për raste që nuk ekzistojnë.
“Ata ende flasin për migrantë që nuk ekzistojnë, për borxhe që nuk ekzistojnë, për vrima në Buxhet që nuk ekzistojnë. Por ne e dimë se ata ende nuk e kuptojnë se ne nuk e drejtojmë vendin si ata që e drejtuan. Nëse donin të sillnin migrantë në vitin 2018, ne nuk do ta bëjmë. Nëse i futën njerëzit dhe brezat tanë në borxhe, ne nuk do t’i futim në borxhe. Nëse e lanë Buxhetin me vrima dhe bosh, ne nuk do ta bëjmë këtë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Shtojnë se viti 2026 do të jetë viti i kthimit të borxheve dhe kredive tuaja.
“Viti 2026 do të jetë gjithashtu viti i nxitjes së rritjes ekonomike, rritjes së pagave dhe pensioneve, rritjes së standardit të jetesës së qytetarëve, si dhe vendeve të reja të punës, investimeve dhe fabrikave. Prandaj, LSDM nuk duhet të shqetësohet, Qeveria udhëhiqet nga një parti që mendon mirë për qytetarët”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.