Me një deklaratë të fundit, ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik dhe në arenën politike.
Gjatë një prononcimi, ai u shpreh se “alienët janë të vërtetë”, duke ngritur pyetje të shumta mbi ekzistencën e mundshme të vizitorëve jo-njerëzorë në Tokë.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me këto komente dhe nëse ka prova për vizitorë jashtëtokësorë, ish-presidenti nuk dha detaje të mëtejshme publike.
Ndërkohë, presidenti aktual amerikan, Donald Trump reagoi ashpër ndaj deklaratës, duke e akuzuar Obamën për zbulim të informacioneve të klasifikuara.
“Ai dha informacione të klasifikuara. Nuk duhet ta bënte këtë”, deklaroi 79-vjeçari para gazetarëve gjatë një fluturimi me aerpoplan.
Kur u pyet drejtpërdrejt nëse alienët janë realë, Trump u përgjigj se “nuk e di nëse janë të vërtetë apo jo. Ai bëri një gabim të madh”.
Deklaratat kanë nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare, ndërsa ekspertët theksojnë se deri më tani nuk ka prova zyrtare të konfirmuara për ekzistencën e jetës jashtëtokësore që ka vizituar Tokën. /Telegrafi/