Mjeku dhe nutricisti Agron Rexhepi, gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital ka ndarë disa këshilla të rëndësishme lidhur me ushqyerjen dhe konsumin e produkteve me bazë brumi, duke theksuar nevojën për vetëdijesim dhe kontroll në përditshmëri.
Sipas tij, gjëja më e mirë është që disa ushqime të caktuara të mos bëhen pjesë e përditshme e tryezës sonë.
“Më mirë është me pas një kontroll që të mos jetë përditshmëri, hala më mirë është ta largojmë krejt nga menyja jonë, por të paktën mos të jetë e përditshme”, është shprehur ai.
Duke folur për brumërat, Rexhepi ka theksuar se mielli i bardhë duhet të largohet në tërësi nga përdorimi.
Sipas tij, “krejt çka është në të bardhë” nuk sjell përfitime reale ushqyese, pasi përmban kryesisht amidon.
Ai ka shpjeguar se gjatë përpunimit të miellit të bardhë largohen të gjitha shtresat e jashtme të grurit, duke mbetur vetëm bërthama – pjesa e brendshme që përbëhet pothuajse tërësisht nga amidoni, i cili në thelb është sheqer.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
– YouTube www.youtube.com