Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Forcat e sigurisë qëllojnë me armë protestuesit në Iran

    January 2, 2026

    Kuota gjinore sjell ndryshime në AAK: Agim Çeku mbetet jashtë Kuvendit

    January 2, 2026

    Fotot tregojnë momentin kur tavani i barit në Zvicër përfshihet nga flakët

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Forcat e sigurisë qëllojnë me armë protestuesit në Iran
    • Kuota gjinore sjell ndryshime në AAK: Agim Çeku mbetet jashtë Kuvendit
    • Fotot tregojnë momentin kur tavani i barit në Zvicër përfshihet nga flakët
    • Spalletti i beson skuadrës: Nuk më nevojiten transferime tjera në janar
    • Shkëndija gjobitet nga UEFA për përdorim të piroteknikës
    • Fondi i Sigurisë sekret– buxheti për ushtrinë publik
    • Agjencia e Kadastrës e përmbylli vitin 2025 me mbi 1.040.000 lëndë të zgjidhura
    • Përfundon “Stranger Things” me një finale epike
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 2
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, kush janë më të votuarit

    Numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, kush janë më të votuarit

    korrektpressBy korrektpressJanuary 2, 2026 Aak 2 Mins Read
    Numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, kush janë më të votuarit
    Numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, kush janë më të votuarit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit po shkon drejt përmbylljes, me më pak se katër për qind të vendvotimeve që ende mbeten pa u numëruar.

    Me avancimin e këtij procesi, tashmë janë qartësuar edhe emrat e kandidatëve më të votuar në secilën parti politike.

    Lëvizja Vetëvendosje

    Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbajë epërsinë si subjekti më i votuar në këto zgjedhje, duke kaluar shifrën e 400 mijë votave në total. Kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, kryeson listën me mbi 331 mijë vota të fituara.

    Pas tij, renditen Glauk Konjufca me më shumë se 256 mijë vota, ndërsa Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati kanë secili mbi 134 mijë vota. Donika Gërvalla është gjithashtu ndër më të votuarat, me mbi 120 mijë vota.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

    Në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati për kryeministër dhe kryetar i partisë, Bedri Hamza, ka dalë më i votuari me mbi 146 mijë vota.

    Vendin e dytë e mban Arian Tahiri, ndërsa pesëshja e parë plotësohet nga Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari, secili me mbi 43 mijë vota.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

    Te Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka marrë mbi 76 mijë vota, duke u renditur i pari në listë.

    Pas tij vjen Hykmete Bajrami, ndërsa Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili përbëjnë pesëshen e kandidatëve më të votuar në këtë subjekt.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

    Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka siguruar gjashtë ulëse në Kuvend, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj është më i votuari me mbi 39 mijë vota. Pas tij renditen Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.

    Ndërkohë, ka nisur edhe procesi i numërimit të votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit.

    Aktualisht janë duke u numëruar votat në përfaqësitë diplomatike dhe pritet që deri të dielën (4 janar) të përfundojë i gjithë procesi. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Kuota gjinore sjell ndryshime në AAK: Agim Çeku mbetet jashtë Kuvendit

    Mbi 95% e votave të numëruara, garë e fortë në PDK mes Bekim Haxhiut e Hajdar Beqës

    Garë shumë e ngushtë në LDK për dy mandatet e fundit, vendimtare votat e diasporës

    Më të votuarit nga LVV, PDK dhe LDK kur janë numëruar mbi 90 për qind e votave

    Numërohen rreth 90% e votave, mandatet e AAK-së po qartësohen

    Kur kanë mbetur 262 kuti – më të votuarit nga LVV, PDK dhe LDK

    Sot nis numërimi i votave nga diaspora

    LEXO GJITHASHTU

    Forcat e sigurisë qëllojnë me armë protestuesit në Iran

    January 2, 2026

    Kuota gjinore sjell ndryshime në AAK: Agim Çeku mbetet jashtë Kuvendit

    January 2, 2026

    Fotot tregojnë momentin kur tavani i barit në Zvicër përfshihet nga flakët

    January 2, 2026

    Spalletti i beson skuadrës: Nuk më nevojiten transferime tjera në janar

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Shkëndija gjobitet nga UEFA për përdorim të piroteknikës

    January 2, 2026

    Fondi i Sigurisë sekret– buxheti për ushtrinë publik

    January 2, 2026

    Agjencia e Kadastrës e përmbylli vitin 2025 me mbi 1.040.000 lëndë të zgjidhura

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.