Ylli i Manchester United, Matheus Cunha, ka komentuar mbi tifozin Frank Ilett, i njohur gjithashtu si The United Strand dhe sfidën e tij virale për prerjen e flokëve.
Ilett ka premtuar se nuk do t’i presë flokët deri sa ‘Djajtë e Kuq’ të fitojnë pesë ndeshje radhazi dhe ende po pret të rezervojë një vizitë tek berberi.
Ekipi i Michael Carrick kishte fituar katër ndeshje me radhë para udhëtimit te Ëest Ham United, por nuk ia doli, pasi barazoi 1-1.
Cunha tani ka ndarë mendimin e tij mbi situatën dhe insiston se nuk interesohet për Ilett apo për prerjen e tij të flokëve.
“Njerëzit janë më shumë të shqetësuar për të arritur pesë fitore për shkak të prerjes së flokëve sesa për 15 pikët. Unë jam më shumë për 15 pikët, nuk më intereson fare prerja e tij”.
“Herë pas here flasim për këtë, por nuk është shumë motivuese për ne. Nuk e shohim si diçka ‘cool’. Askush nuk i dëshiron më shumë ato pesë fitore sesa ne, ose më shumë fitore, çfarëdo qofshin”.
“Por mendoj se kjo presion i krijuar nga prerja e tij e flokëve pak e fsheh bukurinë që mund të ketë sezoni, e kuptoni?”, ka deklaruar Cunha.
Braziliani ka luajtur një rol të rëndësishëm në formën e mirë të fundit të United, duke shënuar në fitoret ndaj Arsenal dhe Fulham, dhe duke dhuruar një asistim në fitoren ndaj Manchester City.
Barazimi me West Ham do të thotë se sfida virale e Ilett tani rivendoset.
Man Utd nuk luan më deri më 23 shkurt kundër Everton në ‘Goodison Park’ dhe më pas do të përballet me Crystal Palace, Neëcastle United, Aston Villa, dhe Bournemouth në Ligën Premier./Telegrafi/