Poezi nga: Fernando Pessoa
Përktheu: Fadil Bajraj
Nuk ka kush të më dojë.
Prit, po ka;
Ama është vështirë të jesh i sigurt
Në atë që nuk beson.
Nuk ka lidhje me mosbesimin
Që unë nuk besoj, ngase e di
Se u pëlqej të tjerëve shumë. E kam në natyrën time
Të mos besoj, dhe të mos ndryshoj.
Nuk më do kush.
Që të ekzistojë kjo poezi
Nuk kam asnjë zgjidhje tjetër
Pos të vuaj këtë brengë.
Sa e trishtueshme që të mos më do kush!
Zemra ime e shkretë, e dëshpëruar!
E të tjera, dhe ky është fundi
I kësaj poezie që e kam sajuar.
Se çfarë ndiej është një çështje tjetër …
25 dhjetor 1930