Sipas “Daily Mail”, Xabi Alonso është zgjedhja e preferuar e Chelseat në fazat e para të kërkimit për trajnerin e ri.
Ish-trajneri i Bayer Leverkusenit dhe Real Madridit ishte përmendur si kandidat që në fillim, së bashku me Marco Silvan dhe Andoni Iraolan, por tani duket se spanjolli është në krye të listës së dëshirave të klubit londinez.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse Alonso do ta pranojë ofertën, pasi Chelsea pritet ta bindë atë për projektin e tyre. Situata komplikohet edhe nga mundësia që gjatë verës të hapet një vend i lirë te Liverpooli – një nga ish-klubet e trajnerit spanjoll.
Alonso është i hapur që në verë të rikthehet në krye të ndonjë gjiganti evropian, pavarësisht që u shkarkua nga Real Madridi në dhjetor.
Tekniku spanjoll thuhet se është penduar që kaloi kaq herët te Real Madridi, ndërsa i etur për ta dëshmuar vetën si trajner edhe diku tjetër.
Përndryshe, Alonso ishte i jashtëzakonshëm në krye të Bayer Leverkusenit, me të cilët e fitoi titullin në Bundesliga atë duke qenë i pamposhtur./Telegrafi/