Liverpooli ka bërë një ofertë prej më shumë se 50 milionë dollarësh për Gilberto Moran, i cili konsiderohet një prej talenteve më të mëdha meksikane të viteve të fundit, pavarësisht se është vetëm 17 vjeç.
Sipas “TUDN”, oferta i është përcjellë Tijuanas, klubit ku aktivizohet Mora, përmes përfaqësueses së tij, Rafaela Pimentas.
Nëse transferimi realizohet për këtë shumë, Mora do të bëhej shitja më e shtrenjtë në historinë e ligës meksikane.
Liverpooli, megjithatë, nuk pritet të jetë klubi i vetëm në garë për shërbimet e tij. Arsenal, Chelsea, Real Madridi, Barcelona dhe Paris Saint-Germaini raportohet se po e monitorojnë gjithashtu situatën e 17-vjeçarit.
Mora ishte pjesë e Kombëtares së Meksikës në Kupën e Botës të zhvilluar në shtëpi. Ai u aktivizua në katër nga pesë ndeshjet e ekipit, përfshirë edhe humbjen ndaj Anglisë në fazën e 1/8 së finales në “Azteca”.
Këtë sezon, ai ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshje të Liga MX, megjithëse katër prej tyre kanë ardhur nga penalltitë.
Mora luan kryesisht si mesfushor ofensiv, por mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë, nga ku preferon të futet në qendër.
Ai do të mbushë 18 vjeç javën e ardhshme, çka do t’ia hapte mundësinë për t’u transferuar jashtë Meksikës në afatin kalimtar të janarit./Telegrafi/