Futbollistët e Shkëndijës do të përballen me Samsunsporin në kuadër të fazës “play-off” të Ligës së Konferencës së UEFA-s, njofton Telegrafi.
Ky do të jetë një duel historik, pasi për herë të parë një klub nga Maqedonia e Veriut do të luajë në një fazë eliminatore të garave evropiane. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shkup, në Arenën “Todor Proeski”, ndërsa UEFA tashmë ka deleguar zyrtarët e takimit, me gjyqtarë nga Norvegjia që do të ndajnë drejtësinë.
Gjyqtar kryesor do të jetë Rohit Saggi, i asistuar nga Jorgen Valstadsve dhe Anders Dale, ndërsa gjyqtar i katërt është Nygard. Në sistemin VAR do të jenë Hagenes si kryesor dhe Lien si asistent.
Samsunspori në këtë përballje vjen me trajnerin e ri gjerman Thorsten Fink, i cili mori drejtimin e skuadrës turke pas largimit të Thomas Reis. Me eksperiencën e tij ndërkombëtare, Fink synon ta udhëheqë ekipin drejt një rezultati pozitiv në Shkup.
Takimi mes Shkëndijës dhe Samsunsporit do të luhet të enjten, me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/