Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës pas situatës së krijuar në Lindjen e Mesme u ka bërë apel shtetasve të Kosovës që ndodhen në këtë rajon të kenë kujdes maksimal.
Në njoftimin e MPJD-së është dhënë edhe numri i telefonit të ambasadës së Kosovës në Riad +966 53 750 88 35, për të gjithë ata që kanë nevojë.
Lexoni të plotë njoftimin:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad i këshillon shtetasit e Kosovës me qëndrim në Arabinë Saudite, Kuvajt, Bahrein dhe Oman, që të bëjnë kujdes maksimal në gjendjen s rritjes së tensioneve në rajon, pasi ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim, i cili mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.
Këshillohen shtetasit e Kosovës që:
Ambasada do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.
Për raste urgjente, ju lutem kontakoni numrin urgjent të ambasadës tonë në Riad +966 53 750 88 35. /Telegrafi/