Ndërmarrja FUTURE ENERGY TRADING AND EXCHANGE DYNAMICS SH.P.K. me adresë Rr. Tirana, Objekti Prime Group C4/3, Llamella D, Kati II, Nr.4, 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës, në pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (Rregulla ZRRE/Nr 07/2017), nëpërmjet kësaj njofton palët e interesit se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji për licencim të aktivitetit të Furnizimitme Shumicë (Tregtimit) të energjisë elektrike në Kosovë.
Aplikacioni për licencim të këtij aktiviteti me të gjitha dokumentet relevante, është shqyrtuar nga punonjës të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe konsiderohet në fazën fiinale për vendimmarrje.
Licencimi i furnizimit me shumicë (tregtimit) të energjisë elektrike i ndërmarrjes Future Energy Trading and Exchange Dynamics përveç tjerash do të përmbajë:
– Territori i mbuluar nga Licenca është Republika e Kosovës.
-I licencuari ka të drejtë të blejë kapacitete dhe energji elektrike nga prodhuesit me çmime të parregulluara
– blejë dhe shes kapacitete dhe energji elektrike nga furnizuesit tjerë me çmime të parregulluara;
– shes kapacitete dhe energji elektrike furnizuesve tjerë me çmime të pa-rregulluara; dhe
– transitojë, importojë dhe eksportojë kapacitete dhe energji elektrike.
I licencuari mund të kryej aktivitetin e furnizimit me shumicë (tregtimit) të energjisë elektrike në pajtim medispozitat e Licencës së lëshuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji, Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë dhe legjislacionit tjetër në fuqi.Të gjithë palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë (8) ditësh kalendarike, nga data e shpalljes së këtij njoftimi në gazetë.
Kundërshtimi/ankesa mund të bëhet në adresën:
Zyra e Rregullatorit për Energji, Rr. ”Bekim Fehmiu”, (ish Ndërtesa e Fazitës), Kati II, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,
E-mail: hrexhaj@ero-ks.org,
Tel.038247615/118.