Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Publikohen pamje të shkatërrimit pas sulmeve amerikane në Venezuelë

    January 3, 2026

    Mickoski: Shkalla e varfërisë në Maqedoni po zvogëlohet

    January 3, 2026

    Ish-ylli i Bayernit bëhet me ekip të ri në moshën 44-vjeçare

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Publikohen pamje të shkatërrimit pas sulmeve amerikane në Venezuelë
    • Mickoski: Shkalla e varfërisë në Maqedoni po zvogëlohet
    • Ish-ylli i Bayernit bëhet me ekip të ri në moshën 44-vjeçare
    • Këtë vit, blerja e një telefoni mund t’ju kushtojë më shtrenjtë
    • Vjen reagimi i parë i Trumpit pas operacionit historik në Venezuelë
    • As këtë mandat, Lumbardh Salihu nuk i fiton votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet
    • Burri vrau gruan dhe më pas veten në Orikum, zbardhet dëshmia e fëmijëve: Nënën e gjetëm të lidhur
    • Xabi Alonso shpjegon largimin e Endrick dhe planet e transferimeve në janar
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

    Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

    korrektpressBy korrektpressDecember 24, 2025 Eksporti 2 Mins Read
    Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës
    Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kosova ka shpenzuar mbi një miliard euro për import të energjisë elektrike nga viti 2017 deri në nëntor 2025, duke thelluar varësinë nga tregjet e jashtme dhe duke krijuar një deficit të madh tregtar në sektorin e energjisë.

    Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në të njëjtën periudhë eksportet e energjisë kanë arritur vetëm 367.4 milionë euro, çka ka krijuar një bilanc negativ prej rreth 675 milionë eurosh, shkruan REL.

    Gjatë dekadës së fundit, Sllovenia ka qenë furnizuesi kryesor i energjisë elektrike për Kosovën, me mbi 375 milionë euro energji të eksportuar drejt vendit.

    Pas saj renditen Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ndërsa importet nga vende si Bullgaria, Greqia, Zvicra, Kroacia dhe Danimarka kanë qenë dukshëm më të ulëta.

    Viti 2022 shënon kulmin e importit, me mbi 218 milionë euro energji të blerë, ndërsa edhe viti 2025 (janar–nëntor) paraqet rritje të ndjeshme, me 247.8 milionë euro importe, niveli më i lartë i regjistruar deri tani.

    Ndërkohë, eksportet kanë qenë të paqëndrueshme dhe shumë më të ulëta krahasuar me importet. Përjashtim bën viti 2024, kur eksportet arritën në 150.7 milionë euro, duke iu afruar për herë të rrallë vlerës së importeve vjetore. Megjithatë, kjo rritje nuk ka mjaftuar për të përmbysur trendin afatgjatë të deficitit.

    Të dhënat nxjerrin në pah varësinë strukturore të Kosovës nga importi i energjisë elektrike, veçanërisht në vitet me prodhim të ulët vendor dhe çmime të larta në tregjet ndërkombëtare. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Kurti: KEK po prodhon me kapacitet maksimal

    KEK: Pesë njësi gjeneruese në operim për të përballuar rritjen e konsumit

    Faturat e rrymës në Kosovë rriten mbi 70%, KMDLNj paralajmëron abuzim ekonomik

    Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta për familjet

    Rukiqi: 90 milionë euro import energjie në tre muaj, rritje e re e çmimit pritet në prill 2026

    DHTIK: Reduktimet e ashpra të energjisë me pasoja serioze për bizneset

    Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa energji elektrike në San Francisko

    LEXO GJITHASHTU

    Publikohen pamje të shkatërrimit pas sulmeve amerikane në Venezuelë

    January 3, 2026

    Mickoski: Shkalla e varfërisë në Maqedoni po zvogëlohet

    January 3, 2026

    Ish-ylli i Bayernit bëhet me ekip të ri në moshën 44-vjeçare

    January 3, 2026

    Këtë vit, blerja e një telefoni mund t’ju kushtojë më shtrenjtë

    January 3, 2026
    TË TJERA

    Vjen reagimi i parë i Trumpit pas operacionit historik në Venezuelë

    January 3, 2026

    As këtë mandat, Lumbardh Salihu nuk i fiton votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet

    January 3, 2026

    Burri vrau gruan dhe më pas veten në Orikum, zbardhet dëshmia e fëmijëve: Nënën e gjetëm të lidhur

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.