Një kristal me përmasa mbresëlënëse është nxjerrë nga nëntoka e Trepçës, duke tërhequr vëmendjen si një ndër formacionet më të veçanta mineralogjike të zbuluara së fundmi në këtë kompleks minerar.
Sipas njoftimit nga Trepça, kristali ka përmasa 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi, çka e bën atë një nga zbulimet më të mëdha të këtij lloji në minierë.
Nxjerrja e tij është realizuar nga minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, të cilët janë vlerësuar për profesionalizmin, përkushtimin dhe guximin e treguar gjatë punës në thellësi të minierës.
Nga Trepça theksojnë se ky kristal përfaqëson jo vetëm një pasuri të rrallë natyrore, por edhe simbol të traditës shekullore të minatorëve dhe kontributit të tyre në nxjerrjen e resurseve minerare të vendit.
Ky zbulim vjen si dëshmi e potencialit të vazhdueshëm mineral të Trepçës dhe punës së palodhur të minatorëve që çdo ditë zbresin në nëntokë./Telegrafi/