Një person i panjohur gjersa ka qenë me veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:43 në rrugën “Sami Gashi”, në Mitrovicë.
Tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se një person i pa njohur gjersa ka qenë me veturë në lëvizje, ka shtënë me armë zjarrit në drejtim të tij. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.
Ndërkaq siç thuhet në raport, në vend ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe dy predha. Rasti nën hetime. /Telegrafi/