Në Lakrishtë është në dispozicion një banesë që lëshohet me qira, me sipërfaqe 103m², e vendosur në rrugën “Tirana”, brenda kompleksit Prime Residence 2 nga Prime Group Construction.
E orientuar nga jugu, prona ofron tri hapësira të shfrytëzueshme, dy banjo dhe ballkon, duke e bërë të përshtatshme si për banim ashtu edhe për aktivitete të ndryshme biznesi apo zyra pune.




Ngrohja është e mundësuar me energji elektrike, ndërsa objekti është i pajisur me ashensor. Në çmim përfshihet edhe garazhi, ndërsa depo ofrohet me çmim shtesë.
Lokacioni në Lakrishtë, një nga zonat më të zhvilluara së fundmi në Prishtinë, siguron qasje të drejtpërdrejtë në rrugë kryesore dhe afërsi me shërbime të shumta, duke e bërë këtë hapësirë funksionale për përdorim afarist.
Karakteristika dhe informata të pronës
- 3 hapësira
- 2 banjo
- 1 Tarracë
- Orientimi: Jug
- Mobilimi: Pa mobilim
- Sistemi i ngrohjes: KEDS
- Ashensor
- Garazh