Komuna e Rahovecit ka njoftuar se kanë nisur punimet për rehabilitimin dhe rikonstruimin e segmentit rrugor Sarosh–Polluzhë–Pastasel–Senoc–Drenoc–Rahovec.
Sipas njoftimit nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, pas rehabilitimit fillestar do të vazhdohet me gërryerjen e shtresës ekzistuese të asfaltit dhe riasfaltimin e saj me shtresë të re, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në qarkullim.
Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/