Një rast i rëndë është raportuar në Skenderaj, ku një zjarr i ndezur nga një person ka shkaktuar shpërthimin e dy bombolave gazi.
Si pasojë e shpërthimit, një i mitur mashkull ka pësuar lëndime trupore.
Policia njofton se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar, ndërsa rasti për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” vazhdon në procedurë të rregullt.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke u zhvilluar. /Telegrafi/