Podcasti “Rrugëtimi” me autore Jehona Hulaj vjen me episodin e dytë, ku e ftuar është Bardha Qirezi, me mbi 20 vite përvojë në fushën e arsimit.
Ky episod pritet të sjellë reflektime të thella mbi edukimin, vlerat dhe rrugëtimin profesional, duke vënë theksin te kuptimi i vërtetë i mësimit.
“Edukimi nuk është veç diçka që mëson për notë, por është diçka që mëson për jetë”, shprehet Qirezi gjatë rrëfimit të saj.
Ajo flet edhe për rolin e integritetit në jetën dhe karrierën e saj, duke e konsideruar atë si një nga shtyllat kryesore që e kanë udhëhequr ndër vite.
Në këtë episod, Qirezi ndan edhe qasjen e saj ndaj sfidave dhe përkushtimit në punë.
“Gjithçka që fillon mundet me u kry në mënyrë si një projekt edhe diçka që është e vështirë”, shprehet ajo.
Po ashtu, ajo reflekton mbi qëllimin e vërtetë të edukimit dhe procesin e të mësuarit.
Një tjetër aspekt që prek është edhe rrugëtimi i saj profesional, duke lënë të kuptohet se mësimdhënia nuk ka qenë e vetmja formë që ka ndikuar në karrierën e saj.
Episodi i plotë i podcastit “Rrugëtimi” publikohet të hënën në të gjitha platformat e Telegrafi-t. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com