Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur Bajram Jashanica. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gjatë bisedës, Bajram Jashanica rrëfeu përvojën e tij kur kaloi provat te një skuadër gjermane, por në fund transferimi dështoi.
Ai tregoi se si ishte pritur nga një lojtar i Kombëtares dhe çfarë ndodhi prapa skenave që bëri që marrëveshja të mos konkretizohej.
Ish-mbrojtësi u ndal edhe te momenti historik në futbollin shqiptar në Ligën e Evropës me fanellën e Skënderbeut, duke kujtuar golin që shënoi ndaj gjigantit portugez Sporting Lisbona dhe emocionet e asaj nate që mbetet një nga kulmet e karrierës së tij.
Jashanica foli hapur edhe për përjetimin e vështirë kur fillimisht u kërcënua në rrjetet sociale nga serbët, duke zbuluar se gjatë qëndrimit në Beograd ishin ruajtur nga ushtria për arsye sigurie.
Një tjetër temë e trajtuar ishte edhe rasti i dopingut pas një ndeshjeje në Ligën e Evropës, ku ai sqaroi rrethanat se si rezultoi pozitiv dhe çfarë ndodhi më pas në prapaskenë.
Episodin e plotë me Bajram Jashanicën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/