Samiti global PowerToHR po vjen në Prishtinë më 6 dhe 7 maj në AMC Hall, me dy ditë plot inspirim, njohuri dhe rrjetëzim profesional.
Samiti më i madh për Burime Njerëzore në rajonbashkon profesionistë të HR, liderë biznesi dhe inovatorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Evropës Juglindore.
Sot po ju njoftojmë me folësit global që përfshijnë përvoja nga Google, Salesforce, Bosch dhe Disney.
Folësit Globalë që nuk mund t’i humbisni
Nga Portugalia: Aluba Fénix me përvojë ekzekutive në Google
Me mbi 20 vite eksperiencë në industrinë globale të teknologjisë, duke përfshirë role të larta në Salesforce dhe Google, Aluba është një ekspert në ndërtimin e performancës së lartë dheudhëheqjes autentike. Si themelues i Vivid Imagination, ai kombinon shkencën e performancësme coachimin e lidershipit për të frymëzuar liderë të vërtetë.
Ky është një sesion që nuk duhet ta humbisni!
Nga Gjermania dhe Rumania: Katrin Marx &Adriana David – Bosch
Dy perspektiva po vijnë nga Bosch për të kuptuar të ardhmen e njerëzve, të mësuarit dhetransformimit. Katrin Marx, Udheheqëse e Zhvillimit të Korporatës në Bosch, po transformon mënyrën e të mësuarit në një organizatë globale me mbi 420,000 punonjës, duke krijuarstruktura, teknologji dhe inovacion për ta bërë Bosch një Learning Company të vërtetë.
Adriana David, Konsulente e Zhvillimit Organizativ, i përkthen strategjitë e të mësuarit nëndikim real, duke punuar ngushtë me liderë dhe ekipe për të ndërtuar iniciativa zhvillimi që mbështesin rritjen e biznesit.
Nga Mbretëria e Bashkuar: Jan Freygang me përvojë në Disney
I njohur si ish-rekruter në Disney, Jan ka drejtuar projekte komplekse të punësimit në EMEA dheSHBA, duke përmirësuar proceset e rekrutimit dhe lidhur objektivat e biznesit me talentin e duhur. Në PowerToHR, ai do të diskutojë mbi përvetësimin e talenteve modern dhe si të krijoni ndikim real përmes proceseve më të mira.
100+ sesione interaktive dhe formate të ndryshme
Në qendër të programit janë mbi 100 sesione interaktive që përfshijnë:
- Fjalime kryesore (Keynotes)
- Fireside chats
- Panele diskutimi
- Masterclass
- Sesione mentorimi