Shtëpia e Bardhë ka postuar një grafik duke treguar se Grenlanda ka dy mundësi: ndikimin amerikan ose atë ruso-kinez.
Postimi paraqiste qenë që lëviznin me sajë me flamurin e Grenlandës, të përballur me një kryqëzim në rrugë.
Një shteg të çonte në Shtëpinë e Bardhë nën qiellin e kthjellët, ndërsa tjetri tregonte re të errëta stuhi, vetëtima dhe flamuj të Rusisë dhe Kinës.
“Nga cila anë, o grenlandezë?”, thuhet në postim.
Kjo vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, theksoi vazhdimisht se ishulli Arktik ishte thelbësor për sigurinë e SHBA-së dhe se Amerika do ta merrte atë në një mënyrë ose në një tjetër.
Megjithatë, Danimarka dhe Grenlanda e hodhën poshtë idenë, duke deklaruar se ishulli i gjerë, strategjik dhe me popullsi të rrallë nuk ishte në shitje.
Postimi i Shtëpisë së Bardhë bëri që të rishpërndahet edhe një postim i Trumpit, ku ai e përsëriste qëllimin e tij për të blerë Grenlandën, duke e cilësuar atë si një kërkesë kritike për sigurinë kombëtare.
“Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Grenlandën për qëllime të Sigurisë Kombëtare. Është jetike për Kupolën e Artë që po ndërtojmë”, tha Trump.
Ai theksoi se NATO do të ishte më efektive me Grenlandën nën kontrollin e SHBA-së, duke paralajmëruar se nëse SHBA-të nuk e fitonin atë, do ta fitonin Rusia ose Kina.
“NATO-ja bëhet shumë më e fuqishme dhe efektive me Grenlandën në duart e Shteteve të Bashkuara. Çdo gjë më pak se kjo është e papranueshme. NËSE NUK E BËJMË NE, DO TA BËJNË RUSIA APO KINA, DHE KJO NUK DO TË NDODHË!”, shtoi Trump. /Telegrafi/