Nëna e këngëtares shqiptare Beatrix Ramosaj, Antigona Ramosaj, ka fituar betejën me kancerin, duke ndarë një lajm të jashtëzakonshëm dhe shumë emocionues me publikun.
Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se tashmë ka fituar betejën me kancerin, duke e cilësuar këtë si “lajmin më të bukur të jetës së saj”.
Në mesazhin e saj, Antigona shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj sfide të vështirë.
Ajo shkruan: “Sot mora lajmin më të bukur të jetës sime: Kam kaluar betejën me kancerin”.
“Zemra ime është plot mirënjohje – për fëmijët e mi, motrën time, nënën time dhe gjithë familjen time që qëndruan pranë meje në çdo hap. Për miqtë e mi dhe për të gjithë ju që më mbështetët, u lutët për mua dhe më dhatë forcë kur kisha më shumë nevojë… ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime”.
“Kjo rrugë nuk ishte e lehtë, por më kujtoi sa e çmuar është jeta. Sot festoj jetën, forcën dhe një fillim të ri. Përjetësisht mirënjohëse”, theksoi mes tjerash.
Ky rrëfim i sinqertë dhe plot ndjenjë ka prekur ndjekësit, duke u shndërruar në një mesazh shprese dhe force për të gjithë ata që po përballen me sfida të ngjashme. /Telegrafi/
Foto: Instagram