Neptun ka konfirmuar ardhjen e serisë më të re të Samsung Galaxy S26 me teknologji të avancuara që kanë në fokus inteligjencën artificiale, privatësinë dhe një përvojë vizuale më cilësore.
Tri modelet e reja: S26, S26+ dhe S26 Ultra kanë disa përparësi dhe për konsumatorët e Neptun Kosovës, produkti shoqërohet edhe me një pako ofertë deri në 200€ më lirë të cilën mund ta shfletoni këtu si dhe Gift Card në vlerë 50€.
Përveç kësaj, ky produkt kursen blerësit edhe në kohë. Me mbushjen 60W dhe ekosistemin magnetik Qi2, nga 0% deri në 100%, pajisja mbushet për vetëm 15 minuta.
Një tjetër risi e modeleve S26, S26+ dhe S26 Ultra është Privacy Display, çka e bën ekranin e telefonit të padukshëm nga anash, ideale për përdorim në hapësira publike dhe ruajtjen e privatësisë.
Një tjetër veçori është mundësia për editim profesional të fotografive përmes AI Photo Reality Editing. Ky opsion mundëson bashkimin natyral të disa fotografive, rikthimin e pjesëve që mungojnë në një foto dhe përmirësime të avancuara pa pasur nevojë për shkarkimin e aplikacioneve shtesë.
Kamera e këtij produkti mbetet akoma 200 megapikselë, por me një ndryshim tek drita. Nga hapja F2.5, në Samsung S26 hapja është F1.4, që kap shumë më tepër dritë dhe mundëson realizimin e fotografive më të pastra edhe në errësirë.
Top specifikat e produktit:
- Privacy Display – siguri më e madhe e privatësisë,
- AI Photo Reality Editing – editim inteligjent dhe më profesional i fotografive,
- Kamerë 200 MP me më shumë dritë dhe foto më të pastra natën,
- Mbushje 60W me ekosistem magnetik,
- Ekran i ri M14 me anti-reflektim – dukshmëri më e mirë në diell, konsum më i ulët baterie dhe përvojë më e rehatshme,
- Procesor i ri Snapdragon 8 Elite Gen 5 – më i shpejtë dhe më efikas,
- Dizajn i ri me skaje më të rrumbullakosura Android 16 me OneUI 8.5,
- Bateri 5000 amper,
Neptun është zinxhir lider në shitjen me pakicë të pajisjeve elektronike në Kosovë.
Produktet përfshijnë një linjë të gjerë: TV, Audio/Video, IT dhe aksesorë të ndryshëm, Smartphone, rrobalarëse, enëlarëse, frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, kondicionerë, pajisje për kujdes personal dhe shumë të tjera.
Neptun numëron 16 dyqane në Kosovë, me plane për zgjerim të mëtejshëm.
Është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International. Neptun synon të vazhdojë të ofrojë inovacion dhe cilësi për konsumatorët në mbarë vendin.