Gjatë darkës së finalistëve, Londrim Mekaj, ka shprehur indinjatën e tij ndaj Elijona Binakajt, pasi kjo e fundit e ka quajtur ‘false’ atë.
Ai tha se këtë gjë nuk e ka pritur asnjëherë nga ajo.
“Unë nuk kisha mundur t’i hedh të mirat. Dyshimet ndaj teje kanë lindur veç për faktin që jemi në një lojë, ndërsa sjelljet e tua pas shkuarjes në finale kanë qenë të çuditshme”, u shpreh ai.
Foto: YouTube
Kjo vjen në fund të këtij edicioni, pasi nesër (e premte) është nata finale.
Duket se miqësia mes tyre ka marrë fund, e kjo me përzgjedhjen si finalistë të këtij edicioni.
Krahas tyre, në finalë janë edhe: Ludo Lee, Hygerta Sako e Klodian Mihaj.
Mbetet për t’u parë se kush nga ta do të rrëmbej çmimin e madh prej 200 mijë eurosh që ka qenë në fillim, i cili ka rënë për shkak të thyerjes së rregullave. /Telegrafi/