Dakota Johnson u shfaq në super formë teksa doli nga një palestër në Los Angeles pas një stërvitjeje intensive.
Aktorja 36-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një reçipetë sportive të kuqe dhe geta të zeza, duke vënë në pah fizikun e saj të tonifikuar.
E relaksuar dhe sportive, ajo kishte kompletuar pamjen me atlete, syze dielli dhe flokët e mbledhura në një gërshet, ndërsa mbante në dorë një peshqir pas stërvitjes, shkruan DailyMail.
Johnson njihet për rutinën e saj të rregullt, duke u ushtruar disa herë në javë me fokus në Pilates, yoga dhe ushtrime force.
Paraqitja e saj vjen në një kohë kur aktorja ka marrë shumë vëmendje pas fushatës së fundit me Calvin Klein, ku fansat kanë komentuar pamjen e saj rinore.
Së fundmi, një kirurg plastik ka spekuluar mbi ndryshimet në pamjen e saj ndër vite, duke përmendur ndërhyrje të mundshme estetike, megjithëse këto mbeten të pakonfirmuara. /Telegrafi/