Manchester United raportohet se ka zhvilluar bisedime fillestare për mesfushorin e Newcastle United, Sandro Tonali, teksa “Djajtë e Kuq” synojnë të forcojnë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm.
Me largimin e pritur të Casemiros në fund të këtij sezoni dhe situatën e paqartë të Manuel Ugartes, United po shqyrton opsione për të rritur kreativitetin dhe kontrollin defensiv në qendër të fushës.
25-vjeçari shihet si një lojtar që mund të ofrojë si disiplinë mbrojtëse ashtu edhe shtytje përpara në lojë.
Reprezentuesi italian thuhet se është i hapur për një transferim, por dëshiron ta përfundojë sezonin me Newcastle. Çdo lëvizje e mundshme mund të komplikohet nga kërkesat financiare të klubit anglez dhe kontrata afatgjatë e lojtarit.
Edhe klube të tjera evropiane, përfshirë Manchester Cityn, janë duke e monitoruar situatën, por United e sheh përvojën në Ligën Premier si një avantazh kyç për mesfushorin.
Mediumet bëjnë të ditur se bisedimet po vazhdojnë, ndërsa qartësi më e madhe pritet në javët në vijim.
Ndërkohë, Tonali prioritet i ka dhënë rikthimit në Itali, me Juventusin si opsion por nuk do ta refuzonte as transferimin në “Old Trafford”./Telegrafi/