DJ i njohur DJ Gimbo ka qenë i ftuari i radhës në emisionin Goca dhe Gra, vetëm pak ditë pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, ku ndau më shumë detaje rreth lidhjes së tij me Selin Bollati.
Në një rrëfim të sinqertë, ai zbuloi se pëlqimi për Selinën kishte nisur që para hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Që jashtë e kam pëlqyer. Kam ardhur që jashtë me pëlqim dhe ja shpreha”, u shpreh ai, duke shtuar se ajo e tërhoqi si nga ana fizike ashtu edhe nga karakteri.
Gimbo nuk kurseu fjalët e bukura për partneren e tij, duke e përshkruar si një vajzë me “sy të bukur dhe flokë të bardha”, ndërsa theksoi se ajo ka një karakter të fortë dhe një prezencë që e bën të veçantë. “Është shumë femër, trupin e ka si balerinë… karakterin e ka të fortë”, tha ai.
– YouTube youtu.be
Pas daljes nga shtëpia, mungesa e Selinës duket se e ka prekur jo pak DJ-n e njohur, i cili e përshkroi veten si “peshku pa ujë”. Ai tregoi se është mësuar të zgjohet çdo ditë pranë saj, ndërsa tani kjo rutinë i mungon. “Pa Selin, ndihem si peshku pa ujë. Jam mësuar të zgjohem me Selin…”, u shpreh ai.
Një moment interesant gjatë intervistës ishte edhe kërkesa e Selinës, e cila i kishte kërkuar Gimbos të publikonte një foto me unazë në Instagram. DJ nuk hezitoi ta plotësonte dëshirën e saj “live” në studio, duke shkaktuar reagime të shumta.
Ai gjithashtu zbuloi se tashmë ka pasur rastin të takojë edhe familjen e Selinës, një hap që tregon se lidhja mes tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.
Historia e tyre, e nisur brenda mureve të një reality show, po vazhdon edhe jashtë tij, duke tërhequr vëmendjen dhe simpatinë e publikut. /Telegrafi/