Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Gjakova ka njoftuar se më 12 mars 2026 do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të rajonit të Gjakova dhe Rahovec.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të bëhet për shkak të një intervenimi në gypin AC Ø600 në daljen e Pataqanit të Ulët dhe do të fillojë nga ora 08:00, duke zgjatur deri në përfundimin e punimeve.
“Ju njoftojmë se për shkak të një intervenimi në gypin AC Ø600 në daljen e Pataqanit të Ulët, me datë 12.03.2026, do të bëhet ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes duke filluar nga ora 08:00, deri në përfundimin e punimeve”, thuhet në njoftim.
Sipas kompanisë, pa furnizim me ujë do të mbesin qyteti i Rahovecit dhe fshatrat Fortesë, Sapniq, Pataqan i Ulët, Pataqan i Epërm, Nashpallë dhe Brestovc.
Ndërprerja pritet të ndikojë edhe në disa dalje të rrjetit të ujësjellësit, përfshirë daljen nga Ngrohtorja e Qytetit në Gjakovë, daljen për Dol-Lipovec, Marmull dhe Bishtazhin, si dhe daljet për Rugovë, Romajë, Xërxë-Ratkoc dhe Bellacërkë-Krushë-Piranë.
Nga KRU Gjakova është bërë e ditur se ekipet teknike do të jenë në terren dhe do të punojnë për sanimin sa më të shpejtë të defektit, ndërsa qytetarët janë falënderuar për mirëkuptimin e tyre. /Telegrafi/