MPB Maqedoni njofton se dje (09.03.2026) në orën 17:30, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria një burrë 52-vjeçar nga Shkupi, arsimtar në një shkollë të mesme në zonën e Qendrës.
“52-vjeçari është ndaluar duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm se në periudhën nga 25.02.2026 deri më 02.03.2026 ka ngacmuar një nxënëse 18-vjeçare dhe ka kërkuar prej saj të kenë marrëdhënie seksuale”.
“Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.