MPB Maqedoni njofton se dje (07.04.2026) në orën 13:40 dhe 19:10, oficerë policie nga SPB Shkup privuan nga liria A.M. (48) dhe djemtë e tij J.M. (26) dhe B.M. (27), të gjithë nga Shkupi.
Siç thonë nga MPB, ata dyshohen se rreth orës 12:40 në afërsi të varrezave të Butelit kanë sulmuar E.D. (51) dhe M.D. (54), punonjës të SH.A. “Butel”, duke përdorur armë – pistoletë me gaz dhe armë të ftohta (boks dhe thikë).
“E.D. dhe M.D. kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konfirmuar në IPSH “Shën Naum i Ohrit”. Sipas njoftimit, punonjësit i kanë vërejtur personat pranë një varrimi dhe, meqenëse më parë njiheshin si kryerës të veprave penale “vjedhje të rënda”, i kanë paralajmëruar se do të telefonojnë policinë, pas së cilës janë sulmuar”.
“Të tre janë ndaluar dhe mbajtur në stacionin policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.