Radja Nainggolan nuk i ka munguar kurrë një mendim, dhe ish-mesfushori i Romës ishte në një formë karakteristike të hapur në një intervistë të gjatë duke sulmuar Juventusin, sistemin VAR-in dhe madje edhe Paul Pogban gjatë rrugës.
Mesfushori belg ka luajtur rreth 16 vite në futbollin italian, ku 12 sezone ishin në Serie A me klube si Cagliari, Roma dhe Interi.
Në vitet e tij të arta, 37-vjeçari ishte njëri ndër mesfushorët më të mirë në Serie A dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari.
Në një intervistë me mediumin Sportium.fun, Nainggolan bëri një vlerësim për bashkëkohësit e tij në mesfushë, duke vendosur veten në top 3.
“Në kohën time në Serie A, vetëm [Arturo] Vidal dhe [Daniele] De Rossi ishin po aq të fortë se unë”, ka thënë fillimisht Nainggolan.
“Pogba? Isha më i mirë se ai. Ai kishte vetëm tri vite të mira në gjithë karrierën e tij”, përfundoi mesfushori belg.
Ndryshe, Nainggolan gjatë karrierës së tij ka luajtur 367 ndeshje në Serie A, duke shënuar 48 gola dhe duke shtuar 35 asistime. /Telegrafi/