Kryetari i Pejë, Gazmend Muhaxheri, ka publikuar disa fotografi nga punimet e përfunduara të një trotuari të ri në lagjen Fidanishte.
Sipas pamjeve të shpërndara nga ai, projekti përfshin rregullimin e hapësirës për këmbësorë përgjatë rrugës, duke krijuar kushte më të sigurta dhe më funksionale për lëvizjen e qytetarëve.
Në fotografitë e publikuara shihet trotuari i shtruar me pllaka të reja, si dhe vendosja e shtyllave mbrojtëse përgjatë rrugës, me qëllim rritjen e sigurisë për këmbësorët dhe rregullimin e infrastrukturës urbane në këtë pjesë të qytetit.
Ndërtimi i këtij trotuari konsiderohet si pjesë e investimeve infrastrukturore të komunës për përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe të hapësirave publike në Pejë. /Telegrafi/