Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 12 deri në 15 gradë.
Era do të fryjë nga verilindja 1-8m/s. /Telegrafi/