Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri mesatare.
Reshjet lokale të shiut priten të bëhen prezentë në orët e mesditës deri pasdites përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/

