Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se të shtunën temperaturat minimale do të jenë -1 deri 1 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 15 deri në 18 gradë.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.
Ndërkaq, për të dielën parashikohet mot kryesisht me diell.
IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 15-18 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/