Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dalë me një apel për qytetarët në prag të festës së Bajramit.
Spitali ka kërkuar që qytetarët të kenë kujdes me ushqimin gjatë kësaj feste, duke thënë se “ushqimi gjatë festive duhet shijuar me masë”.
“Festat janë kohë gëzimi dhe tryezash të pasura, por është e rëndësishme të ruajmë balancën në të ushqyer. Shëndeti varet nga zakonet tona të përditshme”, ka njoftuar spitali.
Tutje spitali ka renditur edhe disa pika ku qytetarët të kenë kujdes.
“Mos konsumoni porcione shumë të mëdha, kufizoni ëmbëlsirat dhe ushqimet me shumë yndyrë, pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës dhe mos harroni aktivitetin fizik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/