Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Komunën e Mitrovicës ka nisur aksionet humanitare në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, me qëllim mbështetjen e familjeve me gjendje të rënduar ekonomike.
Drejtori i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Ramadan Beshiri, ka njoftuar se në bashkëpunim me donatorët janë shpërndarë 50 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Sipas tij, ky aktivitet synon lehtësimin e barrës sociale dhe ofrimin e mbështetjes konkrete për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.
Nga Komuna e Mitrovicës kanë bërë të ditur se aksionet humanitare do të vazhdojnë edhe gjatë muajit të Ramazanit, në funksion të solidaritetit dhe përkrahjes sociale për qytetarët që përballen me vështirësi ekonomike. /Telegrafi/