Armir Shahini i njohur si Miri është një nga banorët më të përfolur të Big Brother VIP Albania, i cili ka patur dhe disa prej përballjeve më të forta në shtëpi.
Së fundmi është shfaqur i përlotur gjatë një bisede me Alesion për lojën e tij.
Ai tha se ka një arsye shumë të fortë për të cilën po e vijon këtë lojë, sepse në të kundërt do të ishte larguar.
Foto: Instagram
“I kemi hyrë kësaj gjëje… Do ta çojmë deri në fund, sa të kemi takat. Të dorëzohemi para këtyre? Kush është njeriu këtu që kam përballë unë dhe ka vlera kaq të mëdha? Çfarë nuk po kalojmë… të dorëzohemi tani?”, u shpreh ai.
“Para këtyre? T’u lirojmë rrugën këtyre? Ua kisha liruar rrugën unë, kisha ikur në muajin e parë, e kisha bërë unë fitoren time. Tani po rri për sedër, për inat. Do ta marrësh vesh një ditë. Po ta them vetëm ty që kam një arsye shumë të fortë përse po rri këtu. Kjo arsye më lindi këtu, nuk e kisha në fillim, por lindi gjatë qëndrimit këtu ai hall”, theksoi ndër tjerash.
I njëjti u kryqëzua tejet shumë për raportin me Selin, një gjë që u keqkuptua.
Megjithatë, Miri u shpreh se nuk ka ndjenja për të dhe se e ka parë si vajzën e tij. /Telegrafi/