Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Elijona e pranon publikisht: Kam simpati për Klodin

    January 2, 2026

    Momenti kur tërmeti i fuqishëm e detyron presidenten meksikane të ndërpresë fjalimin para gazetarëve

    January 2, 2026

    Numërohen 60% e votave nga ambasadat dhe konsullatat, LVV thellon epërsinë

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Elijona e pranon publikisht: Kam simpati për Klodin
    • Momenti kur tërmeti i fuqishëm e detyron presidenten meksikane të ndërpresë fjalimin para gazetarëve
    • Numërohen 60% e votave nga ambasadat dhe konsullatat, LVV thellon epërsinë
    • Klipi që zbuloi gjithçka, moment kur Elijona i shkon në shtrat Klodit
    • Avokatët janë optimistë se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen në pranverë nga Haga
    • E akuzoi Fjollën se ka ndarë burra nga familja, Valdrin Sahiti i ashpër me Labin: Askush nuk mundet t’ia marrë burrin askujt
    • Çka e shkaktoi zjarrin vdekjeprurës në Zvicër, tregon Prokuroja e Përgjithshme
    • Vetëdorëzohet i dyshuari për “vrasje të rëndë në tentativë” në Pejë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 2
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Ministri italian: Mjetet piroteknike mund të kenë shkaktuar zjarrin fatal në një bar në Zvicër

    Ministri italian: Mjetet piroteknike mund të kenë shkaktuar zjarrin fatal në një bar në Zvicër

    korrektpressBy korrektpressJanuary 2, 2026 Antonio tajani 2 Mins Read
    Ministri italian: Mjetet piroteknike mund të kenë shkaktuar zjarrin fatal në një bar në Zvicër
    Ministri italian: Mjetet piroteknike mund të kenë shkaktuar zjarrin fatal në një bar në Zvicër
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një mjet piroteknik e hedhur gjatë festimeve të Vitit të Ri dyshohet të ketë qenë shkaku i zjarrit shkatërrues që përfshiu një bar në qendrën e njohur të skijimit Crans-Montana në Zvicër, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.

    Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, duke theksuar se hetimet janë ende në zhvillim dhe se nuk ka ende konfirmim zyrtar për shkaqet përfundimtare të tragjedisë, raporton skynews.

    “Bëhet fjalë për një zjarr të rëndë, i cili mund të jetë shkaktuar nga një mjet piroteknik, ndoshta një petardë e hedhur gjatë festimeve të natës së ndërrimit të moteve”, tha ai.

    Dëshmitarët përshkruajnë skenat tronditëse pas shpërthimit që la disa të vdekur në vendpushimin e njohur të skive në Zvicër

    Sipas tij, autoritetet italiane janë në kontakt të vazhdueshëm me palën zvicerane, ndërsa ambasadori italian është nisur drejt vendit të ngjarjes. Po ashtu, konsullata italiane ka ngritur një shtab krize për të verifikuar nëse mes viktimave apo të lënduarve ka shtetas italianë.

    Mediat raportojnë se zjarri shpërtheu në një bar ku po mbahej një koncert dhe ku ndodheshin shumë persona, gjë që e përkeqësoi situatën dhe vështirësoi evakuimin.

    Ministria italiane e Jashtme ka përmendur shifra jozyrtare prej rreth 40 viktimash, por autoritetet zvicerane ende nuk kanë dhënë një numër të saktë, duke theksuar se bilanci mund të jetë “disa dhjetëra”.

    Autoritetet lokale zvicerane kanë nisur hetime të detajuara për të zbardhur shkaqet e plota të zjarrit, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë punën për identifikimin e viktimave dhe ndihmën për të plagosurit. Tragjedia ka tronditur opinionin publik dhe ka hedhur hije mbi festimet e Vitit të Ri në këtë zonë turistike. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Çka e shkaktoi zjarrin vdekjeprurës në Zvicër, tregon Prokuroja e Përgjithshme

    Një shekull më vonë, ky prodhues historik italian i veturave rikthehet

    Miteva: Për momentin nuk ka informacione për shtetasin e Maqedonisë i cili është zhdukur pas aksidentit në Crans Montana

    Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana

    Gjithçka që dimë deri tani për tragjedinë në Zvicër

    Pamjet e reja tregojnë fillimin e zjarrit në barin e mbushur me njerëz në resortin e skijimit në Zvicër

    Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër, konfirmon policia

    LEXO GJITHASHTU

    Elijona e pranon publikisht: Kam simpati për Klodin

    January 2, 2026

    Momenti kur tërmeti i fuqishëm e detyron presidenten meksikane të ndërpresë fjalimin para gazetarëve

    January 2, 2026

    Numërohen 60% e votave nga ambasadat dhe konsullatat, LVV thellon epërsinë

    January 2, 2026

    Klipi që zbuloi gjithçka, moment kur Elijona i shkon në shtrat Klodit

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Avokatët janë optimistë se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen në pranverë nga Haga

    January 2, 2026

    E akuzoi Fjollën se ka ndarë burra nga familja, Valdrin Sahiti i ashpër me Labin: Askush nuk mundet t’ia marrë burrin askujt

    January 2, 2026

    Çka e shkaktoi zjarrin vdekjeprurës në Zvicër, tregon Prokuroja e Përgjithshme

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.