Prodhuesi britanik Mini ka prezantuar edicionin special “1965 Victory Edition”, për të përkujtuar fitoren historike në Monte Carlo Rally të vitit 1965.
Modeli bazohet në Cooper dhe dallohet nga ngjyra Chili Red, shiriti i bardhë përgjatë trupit dhe numri “52” në anët e makinës, si referencë për garën legjendare.
Në brendësi, makina përfshin elemente ekskluzive si timon sportiv me stemë “1965”, pllaka speciale në pragje dhe grafika unike dekorative.
Edicioni do të ofrohet me disa motorizime, përfshirë variantin Cooper S me 201 kuaj fuqi dhe versionin më të fuqishëm JCW me deri në 228 kuaj fuqi, si dhe një model plotësisht elektrik.
Një detaj i fshehur në derë përkujton pilotin finlandez Timo Mäkinen, i cili fitoi garën e famshme me Mini Cooper S.
Në SHBA do të ofrohet vetëm varianti JCW, me çmim fillestar rreth 46,220 dollarë, pa përfshirë kostot e transportit. /Telegrafi/