Një bursë kriptomonedhash në Korenë e Jugut u shpërndau aksidentalisht klientëve më shumë se 40 miliardë euro në Bitcoin, duke i bërë ata për një kohë të shkurtër multimilionerë.
Kishte planifikuar t’u jepte përdoruesve një shpërblim të vogël simbolik, por për shkak të një gabimi teknik, u transferuan 2.000 bitcoin për secilin klient.
Bithumb kërkoi falje për gabimin dhe njoftoi se kishte rikuperuar 99.7% të 620,000 bitcoin-eve të dërguar gabimisht.
“Duam ta sqarojmë se kjo çështje nuk ka të bëjë fare me hakim apo shkelje sigurie dhe nuk ka asnjë problem me sigurinë e sistemit apo menaxhimin e aseteve të klientëve”, tha Bithumb në një deklaratë.
Në një takim urgjent, rregullatori financiar i Koresë së Jugut tha se do të hetonte incidentin, shkruan BBC.
Çdo shenjë e aktivitetit të paligjshëm do të nxiste hetime zyrtare, sipas Shërbimit Mbikëqyrës Financiar (FSS).
Ndër tjera, Bithumb u zotua të bashkëpunojë me rregullatorët.
“Ne do ta marrim këtë aksident si mësim dhe do t’i japim përparësi besimit dhe qetësisë mendore të klientit në vend të rritjes së jashtme”, tha CEO Lee Jae-won.
Kompania planifikon të paguajë kompensim për të gjithë klientët që përdornin platformën në atë kohë dhe do të heqë dorë nga tarifat e tregtimit.
Gjithashtu, Bithumb tha se do të përmirësonte sistemet e verifikimit dhe do të prezantonte Al për të zbuluar transaksione anormale.
Ndryshe, incidenti ka të ngjarë të nxisë diskutime rreth kontrolleve më të rrepta rregullatore në financë. /Telegrafi/