Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski vlerëson se shndërrimi i VLEN-it në parti është i mirëpritur në skenën politikë në Maqedoni.
Mickoski nuk deshi të komentojë ngjarjet që po ndodhin brenda koalicionit VLEN.
“Nuk po komentojë atë që po ndodhë brenda vendit. Mund të them vetëm se kam komunikim jashtëzakonisht korrekt me çdo anëtarë të qeverisë që vjen nga koalicioni VLEN, do të thoja me shumë sukses, shumë të drejtpërdrejt. Kam komunikim të rregullt me miqtë e partive politike që janë pjesë e koalicionit VLEN.
Mendoj se një konsolidim i tillën një një entitet politik është i mirëpritur në skenën politike të Maqedonisë”, tha Mickoski.
Ai shtoi se nuk është civilizuese që të komentojnë ndodhitë e brendshme brenda VLEN-it./Telegrafi/