Ministria e Financave njofton se vazhdon me pagesën dhe realizimin e rregullt të urdhëresave të dorëzuara nga shfrytëzuesit buxhetorë, të cilët, në përputhje me udhëzimet, i dorëzuan urdhëresat deri më 15 dhjetor 2025.
“Gjatë ditëve të kaluara, përmes Thesarit u realizuan pagesat lidhur me subvencionet për naftën e gjelbër, subvencionet për blegtorinë, respektivisht delet, mjetet për korridoret 8 dhe 10 d, pagesat e dy transheve në Bankën Zhvillimore për kompanitë vendase, mjetet për mbrojtjen shëndetësore parësore dhe për urdhëresat e tjera rrjedhëse”.
“Ndër urdhërpagesat e relizuara gjatë javës së kaluar janë edhe mjetet për projektet e vetëpunësimit në suaza të Planit operativ të punësimeve, si dhe mjetet për kthimin e kontributeve në organizatat mbrojtëse”, thonë nga Ministria e Financave.