Tifozët e Real Madrid shpalosën një banderolë mbresëlënës kundër racizmit në stadiumin “Santiago Bernabeu” para fillimit të ndeshjes së kthimit ndaj Benfica në fazën play-off të Ligës së Kampionëve.
Ndërsa lojtarët e të dy skuadrave po hynin në fushë, në tribunat e stadiumit u shfaq një pankartë e madhe me ngjyrë të bardhë ku shkruhej qartë: “No Al Racismo” (Jo Racizmit).
Ky gjest u interpretua si një mesazh i drejtpërdrejtë në mbështetje të Vinicius Junior, i cili kishte pretenduar se ishte fyer në baza racore nga lojtari i Benficas, Gianluca Prestianni, gjatë ndeshjes së parë.
Prestianni është i pezulluar për këtë takim, dhe pankarta e shpalosur nga tifozët madrilenë u pa qartë si një qëndrim publik kundër çdo forme diskriminimi në futboll.
Veprimi i tifozëve u përshëndet si një mesazh i fortë solidariteti dhe si një thirrje për respekt dhe barazi në sport. /Telegrafi/