Me një kombinim të thjeshtë, por tejet të rafinuar nga Ralph Lauren, ajo dëshmoi se stili i pastër mbetet gjithmonë në modë. Pantallonat me bel të lartë dhe xhaketa marinare krijuan pamjen perfekte të pranverës
Dje në Shtëpinë e Bardhë u shënua Pashkët, tradicionalisht, me fëmijët si mysafirët kryesorë dhe me Melania dhe Donald Trump si nikoqirë të këtij eventi.
Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, vazhdon pa ndalur serinë e paraqitjeve të shkëlqyera në modë, ndërsa ajo që veshi mbrëmë është dëshmi se sa e fuqishme është thjeshtësia në veshje, madje më e fuqishmja ndër shumë drejtime mode.
Ajo kishte veshur modele nga shtëpia e saj e modës Ralph Lauren. Ky brend ka qenë pranë saj edhe pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, kur shumë dizajnerë i kthyen shpinën për shkak të politikës së bashkëshortit të saj.
Ata nuk dëshironin që në inaugurimin e vitit 2017 ajo të vishte krijimet e tyre, por Ralph Lauren e pranoi me kënaqësi, ndaj Melania Trump shkëlqeu me fustanin tashmë ikonik blu, transmeton Telegrafi.
Dizajni dhe sofistikimi i shtëpisë së modës Ralph Lauren dallohen menjëherë. Për festimin e Pashkëve, Melania Trump zgjodhi një kombinim elegant dhe praktik: pantallona në ngjyrë fildishi me bel të lartë, një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe një xhaketë “mornare” me xhepa të dyfishtë. Rripi theksoi më tej belin, ndërsa hapat me këpucë të sheshta me majë katrore, me gjasë, ishin shumë të rehatshme.
Pantallonat që ajo veshi janë të prera në mënyrë që zgjasin siluetën dhe duken shumë efektive edhe te gratë e gjata si Melania, e cila ka një gjatësi prej 180 cm. Për këtë arsye ajo mund t’i kombinojë me këpucë të sheshta, ndërsa rekomandohet që gratë më të shkurtra t’i kombinojnë me taka.
Melania Trump, e cila i përket besimit katolik, u shoqërua me fëmijët, pozoi me lepurin e Pashkëve dhe dha një ide të shkëlqyer mode për këtë pranverë. Vërehej gjithashtu se flokët i kishte me më shumë volum se zakonisht, por edhe se në disa momente dukej disi e parehatshme.
Krahas Melanias dhe Donald Trump, dje në Shtëpinë e Bardhë ishin edhe vajza e tij Tiffany Trump, si dhe djali Eric Trump me bashkëshorten Lara dhe fëmijët.
Shënimit të Pashkëve i parapriu një skandal në ditëlindjen e 20-të të Barron Trump, pasi Melania Trump nuk kishte dashur që fëmijët më të mëdhenj të presidentit amerikan të merrnin pjesë në festë. Megjithatë, dje, menjëherë pasi shpërtheu kjo çështje, familja u shfaq në përbërje më të gjerë, siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara.
Skandali rreth ditëlindjes ka lëkundur imazhin e një familjeje të harmonishme, ndaj edhe paraqitje të tilla tashmë shihen me një sy tjetër. /Telegrafi/