Lottie Moss tërhoqi vëmendjen gjatë një daljeje në Londër, ku u pa duke shijuar një mbrëmje romantike me të dashurin e saj të ri, Themy Kalaitzis, në restorantin Nobu Portman Square.
28-vjeçarja u shfaq elegante me një fustan të zi të ngushtë dhe transparent me detaje lulesh, të cilin e kombinoi me taka të zeza dhe vathë argjendi.
Flokët biondë i kishte lëshuar lirshëm mbi supe, duke plotësuar pamjen e saj elegante, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Themy, i cili punon si këshilltar arti për Galerinë Maddox, u shfaq me një kostum blu të errët dhe këmishë të bardhë.
Pas darkës, çifti u pa duke shijuar pije në hollin e hotelit.
Sipas medieve të huaja, dyshja kanë kaluar disa takime së bashku në Londër dhe marrëdhënia e tyre duket se po bëhet gjithnjë e më serioze.
Lottie madje e bëri lidhjen publike në rrjetet sociale muajin e kaluar, duke ndarë një fotografi të tij gjatë një darke romantike. /Telegrafi/