Pas planeve për ndërtimin e thertoreve të mëdha dhe fermave të pulave në rajonin e Sisaçko-Moslavaske zhupanije në Kroaci qëndron Andrii Matiukha, i njohur si “mbreti ukrainas i basteve” për shkak të aktivitetit të tij në industrinë e lojërave të fatit.
Projekti, me vlerë rreth 600 milionë euro, po zhvillohet nga kompania Premium Chicken Company, pjesë e një rrjeti biznesesh të lidhura me Matiukhën dhe kompaninë e tij investuese Renaissance Capital.
Plani parashikon ndërtimin e fermave të pulave, thertoreve dhe impianteve për përpunimin e mishit të pulës në këtë zonë, përfshirë edhe një thertore në Sisak me kapacitet prej rreth 82 milionë pulash në vit, raporton index.hr.
Projekti ka shkaktuar reagime të forta nga komuniteti lokal dhe organizatat mjedisore, të cilat shprehin shqetësime për ndikimin e mundshëm negativ në mjedis, si ndotja e tokës dhe ujit, si edhe përhapja e erërave të pakëndshme.
Deri më tani janë investuar rreth 45 milionë euro, ndërsa disa segmente të projektit kanë përfunduar procedurat e nevojshme mjedisore, kurse të tjerat janë ende në proces vlerësimi. /Telegrafi/