Ministri i Sportit dhe Rinisë i Kosovës, Blerim Gashani, ka bërë të ditur se janë ndarë 6.5 milionë euro për federatat sportive për vitin 2026.
Përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, Gashani konfirmoi nënshkrimin e Memorandumeve të Bashkëpunimit me 39 federata, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për funksionimin dhe zhvillimin e sportit në vend.
Sipas tij, kjo mbështetje financiare synon rritjen e cilësisë së aktiviteteve sportive, avancimin e performancës së sportistëve dhe arritjen e rezultateve më të mira në arenën ndërkombëtare.
Gashani theksoi se federatat mbeten partnerë kyç në këtë proces dhe kërkoi angazhim profesional, në mënyrë që investimi të përkthehet në suksese konkrete.
Postimi pa ndërhyrje i ministrit Gashani
6.5 milionë euro për Federatat Sportive për vitin 2026.
Sot nënshkrova Memorandumet e Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive për funksionimin dhe zhvillimin e sportit në vend.
Kjo mbështetje synon rritjen e cilësisë së aktiviteteve sportive, avancimin e performancës së sportistëve dhe rritjen e rezultateve në garat ndërkombëtare.
Federatat mbeten partnerë kyç në këtë proces dhe presim angazhim profesional që kjo mbështetje të reflektohet në rezultate konkrete.
/Telegrafi/