Sulmuesi ynë që luan te Mallorca, aktualisht i dyti në garën për “Pichichin” e La Liga me 16 gola, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka nisur muajin e shenjtë të Ramazanit, shkruam Marca.
Ramazani ka filluar mbrëmjen e së martës, më 17 shkurt, dhe do të përfundojë më 19 mars. “Ramadan Mubarak” – ka shkruar Muriqi në “story”-n e tij në Instagram.
Deri në atë datë, Mallorca do të zhvillojë katër ndeshje të rëndësishme në kampionat, ndaj Celta de Vigo, Real Sociedad, Osasuna dhe Espanyol.
Agjërimi nga lindja deri në perëndimin e diellit është një nga pesë shtyllat themelore të fesë islame dhe ndikon drejtpërdrejt në përditshmërinë e besimtarëve – aq më tepër kur bëhet fjalë për një sportist elitar, shkruan medium spanjoll.
Në vitin 2023, Muriqi kishte deklaruar se nuk mund të agjëronte as në prag e as në ditën e ndeshjes, duke thënë: “Zoti i ndihmoftë të gjithë ata që po agjërojnë”.
Sulmuesi ka lindur në Prizren, ku shumica dërrmuese e popullsisë është e besimit mysliman, vazhdon shkrimi i këtij mediumi.
Në formë të shkëlqyer
Deri tani, Muriqi ka realizuar 16 gola në 24 javët e para të kampionatit – statistikat e tij më të mira në Spanjë.
Ai është vetëm një gol larg barazimit të rekordit personal prej 17 golash në një sezon, arritur në edicionin 2018/19 me Çaykur Rizespor në Superligën turke.
Muriqi ka shënuar më shumë se 50% të golave të Mallorcas në kampionat (16 nga 29 gjithsej), duke u kthyer në figurën kryesore të skuadrës.
Një nga objektivat madhorë të tij këtë vit mbetet edhe Kombëtarja e Kosovës.
Kosova do të përballet me Sllovakia më 26 mars në gjysmëfinalen e “play-off”-it për kualifikim në FIFA World Cup 2026, i cili do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Kanada dhe Meksikë. /Telegrafi/